Bota Lajmi Levizes

Pence nga Talini: Sulmi ndaj një aleati të NATO’s, sulm ndaj të gjithëve

  • Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, deklaroi sot se sulmi ndaj një aleati të NATO-s është sulm ndaj të gjithë anëtarëve të saj.

Pence, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Estonisë, Talin, u takua me presidentin Kersti Kaljulaid, presidentin e Letonisë, Raimonds Vejonis dhe atë të Lituanisë, Dalia Grybauskaite.

“Sulmi ndaj një aleati të NATO është sulm ndaj të gjithëve”, theksoi Pence.

Sipas tij, presidenti amerikan Donald Trump mendon se siguria është baza e përparimit, përcjell Atsh.

Pritet që pas Estonisë, Pence të vizitojë Gjeorgjinë dhe Malin e Zi./ a.jor.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *