Published On: 19 Nëntor, 2016

Pejë: 225 familje që u zhvendosën gjatë viteve 98-99, kërkojnë të kthehen

Komuna e Pejës ka përgatitur një plan të ri për kthim të qëndrueshëm dhe ri-integrimin e personave të zhvendosur nga vendbanimet e tyre gjatë viteve 1998/99, pasi kjo komunë ende vazhdon të ketë qytetarët të saj të zhvendosur përbrenda vendit dhe jashtë tij, si në Serbi e në Mal të Zi

Një pjesë e tyre që ende nuk janë kthyer, kohët e fundit kanë treguar interesim që të kthehen, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas statistikave të fundit të UNHCR-së, janë gjithsej të evidentuara 225 familje me 887 individë të komuniteteve të ndryshme që kanë shprehur dëshirën të kthehen në 17 fshatra të Pejës, nga ku janë zhvendosur gjatë dhe pasluftës.

Prej tyre 167 familje me 580 individë janë të komunitetit serb, 21 familje me 117 individë janë të komunitetit egjiptian, 6 familje me 31 individë të komunitetit boshnjak, 19 familje me 106 individë të komunitetit rom, 2 familje me 12 anëtarë të komunitetit shkali, 5 familje malazeze me 15 individë dhe të tjerë 5 familje me 26 individë.

Me këtë plan, ndër të tjera parashihet ofrimi i strehimit dhe asistencës sociale e ekonomike për familjet e zhvendosura dhe ofrimi i mundësive për ndarjen e tokave për rastet e veçanta.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...