Published On: 9 Gusht, 2017

PDK zbulon tradhtinë’ e AKR-së

Ardi Nurellari nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se klima e krijuar në vend nuk është serioze sa i përket krijimit të institucioneve.

“Është një përçmim i institucioneve pasi kryesuesi e bëri thirrjen për këtë lloj seance”, ka thënë Nurellari, duke iu referuar seancës të së enjtes të thirrur nga kryesuesi Adem Mikullovci, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se edhe në kohën kur Kadri Veseli ka qenë kryetari i Kuvendit ka shkruar me mirëkuptim me kryesinë kur ka thirrur seanca.

Kurse për raportimet se AKR e Behgjet Pacollit ka një marrëveshje me PAN, Nurellari ka thënë se do të ishte një veprim i mirëpritur, pa konfirmuar nëse ka një akord mes tyre.

“Me AKR ka qenë një frymë bashkëpunimi”, ka shtuar ai në Info Magazine.

“Veprimi i AKR-së është veprim i mirëpritur”, ka vazhduar Nurellari.

“Shpresojmë që konsultat të sjellin një lloj fryme mirëkuptimi për të ndërtuar institucionet”.

Më tej ai ka thënë se PAN nuk mund të bie pre e një agjende të ndonjë partie tjetër, e të një kryesuesi rastësor të seancës siç ka thënë ai.

“Kryetarët e mëparshëm kanë realizuar seancën me mirëkuptim”.

“Rregullorja s’e ka të parashikuar këtë situatë kur një kryeses të ketë autoritet për të thirrur seancë”, ka shtuar ai.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...