Published On: 25 Nëntor, 2016

PDK thotë se Lladrovci nuk e përzuri Pacollin nga lokali në Drenas

Betim Berisha, zëdhënës i shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, ka mohuar raportimet në media se Ramiz Lladrovci i ka kërkuar Behgjet Pacollit ta lirojë tavolinën në një nga lokalet e qytetit.

“Ramiz Lladrovci ka qenë në atë lokal me njerëz në takim. Behgjet Pacolli ka hyrë më pas. Janë përshendëtur nga larg me Lladrovcin. Nuk ka të bëj asgjë me atë që po shkruhet. Nga stafi i Lladrovcit askush nuk ka thënë që Pacolli t’ua liroj vendin. Nuk ka pas asnjë kontakt të afërt të Lladrovcit me Pacollin, vetëm nga larg janë përshëndetur. Shprehim keqardhje për këtë që po qarkullon, por s’është e vërtetë. Kjo është pjesë e fushatës”, njofton Klan Kosova.

Ish luftëtari i UÇK-së, tash pjesë e AKR-së, Musa Dervishaj, përmes një postimi në Facebook, kishte rrëfyer ngjarjen që thotë t’i ketë ndodhur në një kafiterie në Drenas, ku prezent ishte edhe lideri i AKR-së Behgjet Pacolli.

Ai ka shkruar se te tavolina, në restorantin ku ata po qëndronin thotë të ketë ardhur kandidati i PDK-së për Drenas, Ramiz Lladrovci, dhe u ka thënë ta lirojnë atë vend. Ky i fundit, paraprakisht aty kishte mbledhur disa simpatizantë të tij.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...