Published On: 3 Gusht, 2017

PDK nuk lejon shantazh dhe bllokadë, thotë Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, e cila, sipas tij, e ka vënë nën sqetull edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, po përpiqen të bëjnë zhantazhe politike, por ai theksoi se partia që drejton nuk lejon asnjë lloj shantazhi.

“Nuk do të lejojmë që askush të na fus në krizë politike”, ka thënë Veseli në një intervistë në RTK.

“PDK dhe unë si kryetar i saj asnjëherë nuk lejojmë të shtrembërohet vullneti i qytetarëve tanë”, është shprehur ai.

“Kosova do të ecë në rrugën e integrimeve dhe sukseseve pavarësisht përpjekjeve dhe egove të bllokuesve për pushtet”, ka thënë Veseli.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...