Published On: 8 Gusht, 2017

PDK nuk heq dorë: Kadri Veseli kandidat për kryetar Kuvendi

Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend të ndryshojë gjë në pozitën statusore të Kadri Veselit, si në parti, ashtu edhe në shtet.

Ky, pos që ka qenë dhe është lider i PDK-së, po pretendohet se do të mbahet si kryetar Parlamenti, edhe për 4 vjet të tjera, sikur ka qenë në këto dy vjet e gjysmë të kaluara.

Qëllimi i këtillë u konfirmua të martën, pas një takimi të kryesisë së partisë, ndonëse kjo erdhi si befasi, njofton Klan Kosova.

Vetë Veseli tha javën e kaluar se do të heqë dorë nga kandidimi për Kryetar Kuvendi, në rast se opozita e mbështet Ramush Haradinajn për kryeministër.

Se a do të jetë apo jo Veseli kandidat për Kryetar Kuvendi mund të mësohet të enjten, kur është ftuar vazhdimi i seancës së ndërprerë, javën e kaluar, për zgjedhjen e liderit të parlamentit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...