Published On: 2 Nëntor, 2016

PDK-ja ia dorëzon kryeministrit Mustafa emrat e ministrave të rinj

Udhëheqja e Partisë Demokratike e Kosovës ka përfunduar konsultimet e brendshme për riformatimin e Qeverisë dhe i ka dorëzuar tek kryeministri Isa Mustafa emrat e ministrave dhe zëvendësministrave që do të lëvizin brenda qeverisë në procesin e riformatimit.

Gazeta Express merr vesh se partia e udhëhequr nga kryeparlamentari Kadri Veseli ka vendosur ta emërojë një ministër të ri të Integrimeve Evropiane dhe të lëvizë gjashtë zëvendësministra. Megjithatë, PDK’ja vazhdon të mos tregojë se kush do të jenë anëtarët e rinj të kabinetit qeveritarë.

Meqenëse PDK tanimë i ka bërë disa ndryshime  gjatë muajve të fundit, bëhet e ditur se në këtë proces nuk do të bëjë më shumë ndryshime.

Por partneri i PDK-së, partia e kryeministrit Isa Mustafa, ka kërkuar mirëkuptimin e partnerit të madh të koalicionit që riformatimin ta mbarojë në fillim të javës së ardhshme, për shkak të disa konsultave brenda LDK-së pasi synohet lëvizje më e madhe e ministrave të LDK-së./GazetaExpress

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...