Published On: 12 Gusht, 2017

PDK e Prishtinës – Shpend Ahmetit: Ky është vandalizmi yt dhe dostave tu

  • Dega e PDK-së në Prishtinë ka akuzuar sot kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtorët e administratës së tij për pamundësim të lëvizjes së lirë në trotuaret e kryeqytetit.

PDK përmes një postimi në Facebook parkimin e veturave të komunës në trotuaret e rrugëve e ka quajtur vandalizëm të vetë kreut të komunës dhe siç thuhet dostave të tij.

Postimi i plotë:

Edhe ai pak trotuar që mund të shfrytëzohet nga këmbësorët në Prishtinë, po bllokohet dhe keqpërdoret nga vetë Shpendi dhe drejtorët e administratës së tij, duke pamundësuar lëvizjen e lirë nëpër trotuare. Shpend, ky është vandalizmi yt i vërtetë. I yti dhe i dostave tuaj. Me rëndësi ju t’i parkoni veturat, s’keni nevojë të mërziteni për bllokimin e trotuareve se qytetarët gjinden disi. Plus ditë vikendi sot. Ky është keqpërdorim klasik i veturave dhe i trotuareve. Turp!

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...