Published On: 30 Tetor, 2016

PDK e gjen kandidatin për kryetar të Drenasit

Partia Demokratike e Kosovës duket se e ka gjetur njeriun e duhur për ta kandiduar për kryetar të Komunës së Drenasit, në momentin që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi t’i shpallë zgjedhjet.

Kandidat për tu ulur në karrigen e kësaj komune do të jetë, Naim Bazaj, që aktualisht është kryesues i Kuvendit Komunal. Drenasi tani e disa ditë është pa kryetar komune, pasi Nexhat Demaku ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi që Gjykata e Apelit, vërtetoi aktgjykimin e Themelores për 10 të akuzuarit në rastin e njohur si ‘Drenica 2’.

Naim Bazaj, që aktualisht është kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit, pritet të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune nga Partia Demokratike e Kosovës.

Edhe pse ende zgjedhjet nuk janë shpallur zyrtarisht nga Presidenti Hashim Thaçi, Bazaj veç ka filluar të bëj fushatë.

Ai ketë e ka treguar edhe me atë të disa fotografive që ka bërë në Facebook.Në këtë foto Bazaj shihet nëpër disa Oda të fshatrave të Drenasit.

Ndryshe, Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, ka dhënë dorëheqje nga pozita e udhëheqësit të komunës dhe njëkohësisht edhe kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, një ditë pasi Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin e shqiptuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, prej 3 vjetësh burg, për veprat penale të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Demaku, në një konferencë me gazetarë në Drenas, tha se “ata që duhet ta thonë të vërtetën, e kanë thënë të pavërtetën”.

Gjykata Themelore e Mitrovicës, më 15 maj të vitit 2015, dënoi Nexhat Demakun me 3 vjet burg, së bashku edhe me vëllanë Fadil Demakun, në rastin “Drenica II”.

ok3ok2ok1

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...