Published On: 19 Nëntor, 2016

PD e VV kundër personalizimit në bashkëpunimin Shqipëri – Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, priti sot ryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca.

Në një deklaratë për mediet nga zyra e shtypit e PD-së, bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi situatën aktuale në Shqipëri dhe Kosovë, transmeton Koha.net.

Kryetari i PD-së Basha, theksoi se kërkohet një bashkërendim i vërtetë përmbajtësor mes Tiranës dhe Prishtinës në funksion të objektivave të përbashkët strategjikë, dhe jo amatorizëm e protagonizëm personal.

“Në veçanti ky bashkërendim duhet t’i shërbejë forcimit dhe jo zbehjes së rolit të Kosovës në arenën rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Basha.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari në ambientet e paraburgimit, kryetari i PD-së Basha shprehu keqardhjen e thellë për këtë ngjarje dhe nënvizoi nevojën dhe domosdoshmërinë për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...