Debate Lajmi Levizes

Paul Tedeschini, polemikë me kryeministrin Edi Rama për zhurmat akustike në Shkodër

I nderti zotni kryeminister.
 
Si nji qytetar i vjeter i Shkodrës po Ju drejtohem per nji problem që preokupon shumë shkodranë.
 
Ka vite të tana që në Shkodër shkelet ligji që kufizon shurmat e ndryshme me të cilat kalohet kufini ligjor 80 decibel. Kjo shkelje e panevojshem bahet tash sa vjet rresht nga altoparlantet shurdhues të xhamijave, gja që kurr nuk ka ndodhe në Shkoder. Reagimi i vazhdueshem i qytetarve nuk asht ndigjue fare nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi.
 
Edhe nga pikpamja fetare vetë zevendesimi i zanit t’ambel dhe t’bukur lutës i hoxhës nga ballkoni i minares së xhamisë i ndertuem apostafat per këtë qellim, me altoparlanta dhe me aparaturë eletronike me korrent eletrik asht nji banalizim i besimit fetar apo nji instrumenatelizim i fesë per qellime jofetare.
 
Prandej Ju lutem zotni Kryeminister ë merrni parasyshe këtë problem të thjeshtë në zgjidhje që preokupon shkodrantë sot.
 
Kam shpresë dhe besim se Ju zotni kryeminister do ta gjeni menyrën e zgjidhjes së këtij problemi ashtu siç keni zgjidhë në Tiranë në brigjet e Lanes probleme shumë ma të komplikueme.
Paul Tedeschini
 
Faqja e kryeministrit Edi Rama ne facebook
 

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *