Published On: 15 Korrik, 2017

Patozi: Përjashtimi im nga gara e PD turp! Basha nuk bëhet dot lider opozite

Kur edhe një javë na ndan nga zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, Astrit Patozi vijon takimet me demokratët në mbarë vendin. Në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, Patozi thotë se përjashtimi nga gara për kreun e partisë ishte turp i radhës i PD-së.

Sipas Patozit humbja e thellë në zgjedhje i ka vënë një njollë Bashës duke e kthyer atë në një “qen të rrahur” që nuk ka më mundësi të bëhet në një lider të opozitës. Sipas Patozit vetë Rama është duke identifikuar si opozitën më të fortë, LSI-në dhe jo PD-në.

Nëse nuk do të shkojmë drejt rrugës së arsyes, PD-së do t’i mbetet vetëm selia, por jo demokratët” – tha Patozi.

Patozi thekson se pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga kreu i partisë, duke ndjekur modelin e Sali Berishës 4 vite më parë.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...