Shqipëria

Patozi nuk tërhiqet, Basha shijon detin me të shoqen

Astrit Patozi nuk tërhiqet nga sulmet dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës, ndonëse ky i fundit u rikonfirmuar si kryetar i PD-së me shumicë votash.

Nëpërmjet një reagimi, Patozi paralajmëron për prova dhe dëshmi të reja që sipas tij tregojnë manipulimin masiv të procesit të votimit më 22 korrik.

Ai ka kritikuar edhe Eduard Selamin, të cilin e konsideron “kandidat farsë”.

Sa i përket ftesës së Bashës për të bashkëpunuar “me ata që kanë humbur rrugën”, Patozi thekson se askush nuk mund t’i mbyllë derën e PD-së.

Pasi siguroi fitoren e thellë në krye të demokratëve, Lulzim Basha ka dashur të çlodhet këtë të hënë duke shkuar në plazh me bashkëshorten e tij Aurelën.

Ai është parë në plazhin e Golemit duke dalë nga deti.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *