Published On: 7 Janar, 2017

Pastroni mushkëritë me këtë ilaç natyral

Lënia e duhanit është një sfidë serioze për shumë njerëz. Sidomos kur duhani shkakton pasoja si kolla specifike e “duhanxhinjve”. Shumë psikologë pohojnë se lënia e duhanit është çështje vullneti, por jo të gjithë e kanë këtë “armë”.

Megjithatë jo pak të dobishme rezultojnë kurat natyrale. Këto përbërës ju mund t’i shtoni në menunë tuaj dhe do të shihni rezultate të paimagjinueshme”

Hudhra

Tashmë dihen disa dobitë nga qepa dhe hudhra. Që të dyja kanë efekt kundër kancerit dhe janë parandalim për sëmundjet malinje.

Xhenxhefili

Kjo erëz e vjetër me prejardhje nga Lindja njihet për efektin e saj shërues. Xhenxhefili është i rëndësishëm për hedhjen e sekretimit të grumbulluar në mushkëri si pasojë e duhanit.

Kurkuma

Kjo erëz e verdhë është e pasur me vitamina dhe minerale dhe përmban aminoacidet omega 3. Kurkuma lufton viruset, bakteret dhe qelizat e kancerit.

Receta për eliksir:

Për shurupin kundër kollës dhe pastrimin e mushkërive: 400 g qepë,  1 l ujë,  400 g sheqer,  2 lugë kurkumë, xhenxhefil.

Përgatitja:

Në enë shtoni ujin, sheqerin dhe i vloni. Shtoni qepën e qëruar dhe xhenxhefilin. Shtoni kurkumën dhe ulni temperaturën. E vloni derisa sasia nuk pakësohet për dy herë. Masën e ruani në kavanoz prej qelqi, në frigorifer, merrni nga dy lugë në mëngjes dhe në mbrëmje para gjumit.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...