Published On: 25 Nëntor, 2016

Pashai Mustafa, optimist se do t’ia dhuroj tokën Malit të Zi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ka ende hapësirë që pozita dhe opozita të gjejnë një zgjidhje për marrëveshjen e demokarciaonit dhe t’i hapet rruga liberalizimit të vizave.

“Unë mendoj se hapësira domosdoshmërishtë duhet të ekzistojë sepse ne kemi përgjegjësi para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Këtë përgjegjësi tani ne s’mund ta zhvendosim meqë jemi në opozitë dhe të themi se është përgjegjësi e pozitës sepse vetëm ata po na bllokojnë. As opozita nuk mund të thotë se ne nuk po pajtohemi me këtë por tani do ta zgjidh pozita sepse kemi të bëjmë me interesa të qytetarëve. Ata qytetarë nuk janë vetëm qytetarë të pozitës apo opozitës, janë qytetarët tanë dhe prej të cilëve përmes votës kemi marrë obligim që t’ua zgjidhim problemet dhe të punojmë në interes të tyre”, ka thënë Mustafa, shkruan Express.

Kreu i qeverisë kosovare është duke qëndruar në Bruksel, ku ka marrë pjesë në takimin e parë të Këshillit të Stabilizim Asocimit.

Mustafa ka thënë se procesi i integrimeve evropiane të vendit është në duart e Kosovës. Ai thotë se nëse opozita po e bllokon demarkacionin, e cila sipas tij është vendimi i parë i madh i Kosovës në rrugën e integrimeve, atëherë ata po e bllokojnë ndërtimin dhe integrimin e shtetit.

“Sot mendoj se ishin shumë të qartë edhe përfaqësuesja Mogherini edhe komisionari Hahn se ata duhet të japin përkrahje maskimale që ne ta çojmë përpara këtë proces. Është në duar tona që ne ta bëjmë hapin e parë. Unë mendoj se ne do të gjejmë një gjuhë të përbashkët me opozitën por edhe me disa deputetë të pozitës të cilët kanë agjendat e tyre personale dhe nuk janë duke menduar për përgjegjësinë e tyre dhe votën që kanë marrë nga qytetarët. Rruga jonë evropiane nënkupton unitetin e brendshëm dhe përgjegjësinë tonë. Kjo është njëra prej vendimeve të mëdha që duhet të marrim në këtë rrugë. Në të ardhmen do të marrim vendime të tjera. Nëse ne fillojmë të pengojmë, kjo do të thotë se po fillojmë të pengojmë shtetin, që ai të mos ndërtohet dhe integrohet dhe ky nuk është vullnet i qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa në një intervistë për RTK, shkruan Express.

Duke folur për takimin e parë të Këshillit për Stabilizim Asocim, kryeministri Mustafa ka thënë se është konfirmuar progresi i Kosovës në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje fuqizon shumë fusha, përmes së cilave do të përfitojë Kosova.

“Fuqizon fushën e biznesit sepse mundëson që ne të kemi qasje më shumë në programet e biznesit. Fuqizon fushën e shkencës sepse do të kemi qasje në programet shkencore të Bashkimit Evropian. Në fushën e ndërtimit institucional dhe demokratizimit sepse kemi qasje edhe në ato institucione”.

“Me rëndësi themelore është që me një shpejtësi mjaft të madhe ne na është hapur kjo derë sepse ne në fund të vitit të kaluar kemi nënshkruar marrëveshjen e MSA’së dhe me 1 prill ka hyrë në fuqi dhe tash ne po e mbajmë mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit në nivelin më të lartë dhe po nënshkruajmë marrëveshje, e cila në një formë është edhe implementim i marrëveshjes së MSA’së por e zgjeron këtë marrëveshje në programe konkrete”, ka thënë Mustafa./Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...