Published On: 2 Nëntor, 2016
Bota |

Pasgoditje tërmeti në Itali, pa shtëpi mbetën 22 mijë persona

Mbi 1.100 goditje pasuese janë regjistruar në Italinë qendrore pas tërmetit të fuqishëm me intensitet prej 6,5 ballë sipas shkallës së Rihterit, goditja më e fuqishme në vend që prej vitit 1980, njofton DPA.

“Ky është një ferr i vërtetë, goditjet nuk ndalen”, deklaroi Marko Rinaldi, prefekt i qytetit Usita, i cili është rrafshuar me tokë nga tërmeti i së dielës.

Dëme të mëdha ka në rajonin e Kastelanxhelo sul Nera. “Gjithçka është shkatërruar këtu, ajo që nuk është shkatërruar, është jostabile”, deklaroi prefekti i këtij vendi të banuar, Mauro Falkuçi.

Kryeminsitri italian, Mateo Renxi e vizitoi dje rajonin dhe premtoi se Qeveria do të bëjë gjithçka është në fuqinë e saj për t’i ripërtërirë vendbanimet.

“Nuk kemi shkop magjik, por disi do ta arrijmë atë, madje edhe sikur të na marrë shumë kohë”, shtoi ai.

Renci premtoi edhe lëshim të shpejtë të ndihmës për dhjetëra mijë persona, të cilët kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Për momentin 22 mijë njerëz jetojnë në strehimore të përkohshme, por llogaritet se numri i njerëzve pa kulm mbi kokë është shumë më i madh.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...