Published On: 26 Gusht, 2017

Pas vdekjes të Rugovës politikanët foshnjorë të LDK-së e prishën imazhin e Kosovës

 

  • LDK-së i mbeti ti sjellë vota Sylejman Qerkuzi me qerkuza tjerë me shamia e bija të hoxhallarëve të renditur në krye të listës.

Halil Geci

Pasardhësit e LDK-së filluan me i mat tirqit me Rugovën po s’ju ranë tamon!

LDK-ja nuk ka lidership, ajo duhet të këndellet e ta kuptoj njëherë e mirë se me të vdekur nuk bahet shteti.
Të vdekurve ju këndohet rahmet, si për të mirë si për të keq, kurse udhëheqësia e LDK-së kërkojnë nga i vdekuri vota.
Rugova ishte dhe shkoi, të gjithë po i këndojmë rahmet, ai e solli pavarësinë, na la miq, dhe e la vizionin rugovian dhe shtetin në këmbë të shëndosha, por ja se pasaardhësit e Rugovës i’a thyen këmbët shtetit dhe e lan në paterica, vizionin e tij ia shkatërroi i biri dhe e bija e tij, le ma të tjerët, elektorati dhe militantët e LDK-së veç kanë lëvizë, disa e kanë lëshuar Kosovën, disa ju kanë mbështetur partive tjera për ta ndërtuar shtetin dhe për ta shpëtuar Kosovën, do për interesa tjera personale si punësimin dhe shkollimin e kanë ma të sigurtë në parti tjera, dhe ata më nuk kthehen lehtë, një numër i madh nga të gjitha partitë ka kaluar në VV.
Në zgjedhjet e ardhshme lokale VV do ju tregoi vendin dhe senin të gjitha partive.
Rexhep Qosja dhe Demaçi mentor të tyre këmbëkryq në vendimmarrje.
LDK-ja dikur me bullduzherin e politikes të kalibrit botëror IBRAHIM RUGOVEN ishte lokomotiva me shumë vagona që i shtyri proceset deri te pavarësia.
LDK-ja ishte partia ma e madhe në Ballkan, por edhe në disa vende në Europën Lindore, që udhëhiqej nga intelektual atdhetar e akademik me zë.
Por, mendja e lehtë që drejtonin lokomotivën e LDK-së, pas vdekjes së Rugovës, nuk ditën të ruajnë asgjë, duke u kapur mbas hajnisë dhe interesave të gjepave të tyre, e harruan Kosovën e mos të flasim për parti.
E dorëzuan LDK –në në dorë të piratëve vrastar.
LDK-ja mbeti me ju lut Sulejman Qerkuzit dhe halahulave me shamia të sojit të kryemadhit Naim, që t’ua sjelli ndonjë votë, dhe e detyruan LDK-në të jetë një vagon i pa vlerë i kapur pas lokomotivës të të tjerëve, që nuk kishin as vagonët, as kolicë plehu.
Koalicioni i fundit e ka vra fort LDK-në, ngase ata që se meritonin me hy në parlament ecën me vota të LDK-së, këtë shqetësim timin ua kam thanë të gjithëve qysh në fillim të fushatës, menjëherë sa u përpilua lista e deputetëve të koalicionit ku në krye të listës figuronte Sylejman Qerkuzi, Deda, Mimoza, dhe tjerë jo që këta janë të këqij, por që këta nuk i përkisnin aspak elektoratit të LDK-së, ndërsa ata që kishin votën dhe kishin larë me gjakë e djersë LDK-në, i kishin renditur të fundit në listë, disa i kishin përjashtuar krejt.
Shqetësimi im doli i arsyshëm, u pa se çfarë goditje mori LDK-ja në zgjedhje nacionale.
LDK-ja nuk deshti të këndellet nga goditjet e elektoratit të njëpasnjëshme, prandaj tash prite goditjen e fundit të pamëshirshme pikërisht nga elektorati i LDK-së.
Hyrja në zgjedhje lokale pa largimin e humbësve nga LDK-ja nuk do të kemi fitore, është vrasje, njësoj sikurse të plagosurit të shtrirë për tokë në vend të ndihmës me ja dhënë një plumb për së rati, nganjëherë plumbi e shpëton, ndoshta është shpëtim goditja e fundit që do e merrë LDK-ja në zgjedhjet lokale, për t’ia filluar nga fillimi, dëshiroi që t’mos jetë kështu si po them unë, kisha dashtë të jetë e kundërta ngase edhe me dy veta të jetë LDK-ja unë do jam i treti, dhe lobimin do ta baj për partinë time me aq sa kam fuqi.
Pa thirrjen e zgjedhjeve të reja, dhe pa largimin e kësaj kupolle brenda partisë, pa ardhjen e kuadrove të reja dhe mbështetjen e njerëzve të dëshmuar të LDK-së, nuk ka fitore. Kosova dhe populli i sajë të vetmen shpresë ka LDK-në.
Faji bie mbi disa figura të vjetra të partisë, që i mundësuan ardhjen në krye të partisë, atij që nuk duhej të ishte, dhe ja ku jemi.
Ku do mbetemi shihemi në vjeshtë, ka me ju ardhur turp me dal në rrugë nga vetë elektorati i juaj.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...