Published On: 29 Maj, 2017

Partia Shqiptare Demokristiane mbron sistemin e vlerave tradicionale Evropiane në Republikën e Kosovës.

Emanuel Dema

Sot kur Republika më e re në Evropë dhe i tërë rajoni i Evropës Jug-Lindore ballafaqohen nga ndërsyerjet jo- historike, kur përpjekjet për të tjetërsuar shtratin kulturorë shqiptarë të shtresuar, dhe për të sfiduar globalizmin, Partia Shqiptare Demokristiane mbron sistemin e vlerave tradicionale Evropiane në Republikën e Kosovës.

Sot e tërë ditën po ndodhë tentim serioz për të zhbërë qenien kulturore shqiptare në Evropë. Kjo forcë tashmë është në vlugun e operimit. Ajo që fillimisht është bërë përmes formave të ndryshme të kulturës, si: muzika, literatura, ndihmat humnitare,oferta e kundërvlerës financiare për aplikimin e stilit të jetesës jo tradicionale, tashmë ka marrë formën më agresive.

Rekrutimet e dukshme të të rinjëvetë papunë, demonstrimet e dukjes jo laike publike dhe objekte publike, paraqitja e shpesht dhe agresive në media, hapja e mediave indoktrinuese, paraqitjet e formave të ndryshme publike me prapavi, janë lehtë të idenifikueshme.

Në këtë konstelacion të instaluar mirëfilli, Serbia, Rusia dhe elemente të vjetra e kanë plasuar vetveten dhe pretendojnë të fitojnë një garancë të pashpallur të gardianëvetë kulturës perëndimorë. Garancë kjo e cila po ofrohet me të dyduart nga ndikimi i inkoherente në shoqëri dhe në politikë. Pra, bota kulturore, sociale dhe ekonomike në Kosovë pa mëndyshje dhe padrejtësisht është ndarë në botën e pro perëndimore serbe dhe në botën jo perëndimore shqiptare.

Kjo ide tashmë është plasuar edhe nga kuluare tintelektuale ndërkombëtare, që dalin si pamflete politike për të legjitimuar idenë e lartëpërmendur
Vlerat Evropiane janë parim i aktivitetit politik, social dhe kulturorë, i veprimit tonë ditorë në të gjitha shtresat e qytetarëve të Republikës sonë.

Veprimi ynë është permanent, jo vetëm momental i fushatave zgjedhore, është angazhim njerëzorë i cili prekë çdo qelizë të popullit të Kosovës, pa dallim feje, etnije, shtrese, ideologjie.
Ideologjia promovuese e diçkaje të keqe, po përpiqet në mënyrë konstante të eksploaton popullatën e varfër nga organizatat si dashakqija.

Vendet e rajonit të Evropës Jug-Lindore i takojnë spektrit të varfër ekonomik të Evropës, dhe sa herë që ke një situatë të pabarazisë ekonomike, ke shoqëri që janë më vulnerable…
Si shoqëri duhet të jemi konsekuent dhe të vetëdishëm se po ballafaqohemi me një ndërhyrje, fushatë të egër mbi sistemin e velrave dhe mbi trashëgiminë tonë. Kjo është brengosëse, mos të them, alarmante.
Nuk meritojmë që në mënyrë të përsëritur të fyhemi dhe të nënshtrohemi.

Varfëria e trashëguar që nga shthurrja e sistemit monist, dhe skamja e periudhës shumëvjeçare të sundimit autoritarë, shovenist dhe nacionalist serb, si dhe sistemi i deformuar kuazi patriarkal, u bënë modele të ndërhyrjes së parasë së udhëhequr nga ideologji inkoherente karshi nevojës së njoftimit me rregullat e tregut të lire dhe domokracisë.
Rrjedha e zhvillimit dhe kahjes së tregut të lirë duhet të ndjek shembuj efikas, që medoemos do të ofrojnë mundësi pozitive.
Kështu siç ndodhi, punëtorët kanë mebtur përsëri jasht procesit si shtresë e ultë e shoqërisë, viktima të infiltrimeve të konformizmit dhe oportunitetit malicioz.

Ky raport edhe sot dëmton bazamantin e shtetit dhe demokracisë si mjet dhe sistemit të vlerave të trashëguara dhe të vendosura në bazamentin shtetërorë – kushtetues.
Ne mbetemi veprim politik që mbronë qytetarinë, mbronë familjen, mbronë burrin Dhe gruan, studentët, nxënësit, fëmijët, të paaftët, të varfërit, kamësit, nga tendencat e ndërhyrjes dashakeqe.

Ne jemi të përkushtuar që Republika e Kosovës të ndërtojë një shtresë të mesme të qëndrueshme që janë taksapaguesit më të sinqertë dhe kontribuesit më besnik në mbushjen e kacës shtetërore, që transferohet në të mira publike dhe shërbime e benificione qytetare për të gjithë.

Kjo është kredoja jonë shtetërore,e bazuar në thelbin e ndërtimit të shtyllës kombëtare që nga rilindasit, sot, dhe në trasimin e së ardhmës sonë Evro-perëndimore.
Në këtë ne besojmë, dhe për këtë ne punojmë!

Emanuel Demaj – Sekretar i Përgjithshëm i PSHDK-së i PSHDK-së

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...