Published On: 28 Maj, 2017

Parti e luftës? Në hotel Rogner (me zogëza të Tiranës)!

  • Gënjeshtra pa mbulesë
  • Haki Bunjaku

  • Po përsëritën shkrime naive, spektakulare e të gënjeshtërta deri në banalizim, që kanë për qëllim ndarjen e popullatës dhe keq frustrimin e njërës pjesë.

Shkruhet e thuhet partia ose partitë e dalura nga lufta (e dimijave të grave).

Po ku na qenka kjo parti e luftës?

Mbase në hotel Rogner (me zogëza të Tiranës)!

Duke përdorur këte trik mashtrues, Hashim Thaçi, formoi partinë e kriminelëve që quajti PDK apo parti e “dalur nga lufta”; i fitoi zgjedhjet dhe vendin e bëri karambollë duke e tërheçur për “kapistalli” Isa Mustafën (çyrykun) deri në zgërlaqje dhe kur nuk iu desht më i  dha një shqelm bythëve dhe e shtyri nën udhë, që të mos zënë njerëzit në të si në cung.

Pra të kuptohemi se nuk patëm parti të luftës dhe të joluftës, sepse i tërë popull i dërmuar dhe i sakatosur doli nga lufta.

Ndërsa profiterët e delinxhinjtë ngarendin për të përvetësuar meritat, se janë ëmbëlsuar me frytet e gënjeshtrave pa mbulesë.

Ata që ishin në luftë, mjerisht, mbetën në luftë, ndërsa Hashim Thaçi me “azganat” as nuk ishin në luftë dhe as nuk mbetën atje, sepse e kishin larg e nuk ua mbërriu hapi i ikës.

Duhet njëherë e mire të sqarohem, kush luftoi e kush përfitoi e shkërdheu në emër të luftës?!

Kjo partia e shtiranëve (ikanakëve), çka do të bënte, po të mos e angazhonte Dr.Ibrahim Rugova me miqët,ndërhyrjen e NATO-s?

Sigurisht, ende do të mbeteshin me vjetat nëpër ahure!

Këta po ia bëjnë sikur njeriu që donte ta rris macën e vogël e në vend të qumshtit ia ve përpar një kokë bualli, me të cilin maca ngordhë se nuk mund të hajë.

Edhe barra e këtyre është më adalet se koka e buallit për macën e vogël.

Për këta “trima” një ilustrim:

Disa shokë të tyre nga frika mbesin të ngujuar në mal dhe tër ditën prej një përroni në tjetrin,pre një mali në tjetrin dhe nata i ze në katundin Zallq. Aty kush qysh mundet strehohen rreth stogjëve të kashtës. Tërë ditën ikë andej e ik këndej, të lodhur posa u strukën i zuri gjumi.

Njeni ia lëshoi një (pordhë) të zëshme; e tjetri tha po gjuejn me të rana.

Një tjetër ia lëshoi një në form rafali, e dikush ia priti:

-Nuk kanë faj se tanët po i gërzhatin!

Eh, çfarë trimash!!!

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...