Published On: 23 Nëntor, 2016
Bota |

Parlameti Europian: Mediat ruse si ISIS

Parlamenti Evropian ka mirauar një rezolutë jo obligative që “nxit BE-në për të kundërshtuar luftën informative që udhëheq Rusia”.

Mediat ruse “Russia Today” dhe “Sputnik” janë akuzuar si “mjetet më të rrezikshme të propagandës ruse”, njoftojnë mediat ruse, raporton Express.

Për miratimin e rezolutës kanë votuar 304 deputetë, 179 ishin kundër, ndërsa 208 abstenuan.

Në rezolutën e tij me titull “Komunikimet straegjike të BE-së si luftë kundër propagandës së palëve të treta” thuhet që Rusia ofron mbështetje financiare për partitë politike opozitare dhe organizatat në shtetet anëtare të BE-së si dhe shfrytëzon faktorin e marrëdhënieve dypalëshe për të sjellë ndasi në shoqërinë evropiane.

Mediat ruse TV RT, agjencia e lajmeve “Sputnik”, agjencia “Rosotrudnicestvo dhe “Ruski mir” janë akuzuar se bëjnë “luftë informative” dhe janë cekur si mjetet më të rrezikshme propagandistike.

Puna e mediave ruse, në këtë rezolutë, u barazua me aktivitetet e grupeve terroriste si shteti islamik.

Rezoluta e miratuar ka vetëm rol këshillëdhënës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...