Published On: 4 Shkurt, 2016

Parlamenti Europian bën thirrje që Kosovës t’i hiqen vizat gjatë vitit 2016

  • Kështu e ka interpretuar rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Europian Ministri Bekim Çollaku. Sipas tij, PE ka bërë thirrje që te gjitha palët t’i bëjnë veprimet e nevojshme që vizat për Kosovën të hiqen gjatë vitit 2016.

“Parlamenti Evropian sapo miratoi Rezolutën e radhës për Kosovën në Strasburg.

Rezoluta përmban kërkesa të qarta për përforcimin dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës.
Mirëpres sidomos vlerësimin pozitiv të Parlamentit Evropian për progresin në zbatimin e Udhërrëfyesit për Liberalizim të Vizave, si dhe thirrjet që të gjitha palët e përfshira të bëjnë veprimet e nevojshme në mënyrë që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave gjatë vitit 2016.

Unë shpreh mirënjohjen time të lartë për Parlamentin Evropian i cili e ka shprehur qartë edhe një herë gatishmërinë e vet për të dhënë pëlqimin e vet ndaj propozimit eventual nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, si dhe ka ftuar Komisionin Evropian që të bëjë një gjë të tillë sa më shpejtë. Për më tepër, e çmoj shumë rëndësinë që ky institucion i jep nevojës për intensifikimin e kontakteve ndër-njerëzore ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe atyre të shteteve të BE-në.

Parlamenti Evropian i ka dhënë vëmendje meritore nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA-së) si një hap i rëndësishëm i integrimit evropian të Kosovës dhe mekanizëm i fuqishëm në zbatimin reformave. Gjithashtu, edhe kësaj radhe përmes kësaj Rezolute është dhënë porosi e qartë për njohjen Republikës së Kosovës nga ana e pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duke thënë se kjo do të ndikojë në forcimin e stabilitetit në rajon dhe do të ngritë kredibilitetin e BE-së.

Rezoluta përshkruan realitetin tonë të tanishëm, në mes të ndryshimeve historike në rrugën e integrimit evropian duke përfshirë këtu nënshkrimin e MSA-së si dhe ecjen drejt përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave në një anë, dhe përballjes me sfidimin e brendshëm të funksionimit të institucioneve demokratike nga ana tjetër. Falënderoj të gjithë eurodeputetetët që po vazhdojnë të mbështesin alternativat integruese edhe përmes sugjerimeve të tyre të mirëseardhura për tejkalimin e sfidave dhe për rikthimin e fokusit në agjendën reformuese evropiane që do ta shpie vendin tonë drejtë zhvillimit dhe integrimit evropian”, ka shkruar ai ne Facebook.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...