Published On: 8 Janar, 2017

Parashikimi i guximshëm i shkencëtarëve për yjet

Përplasja shpërthyese e dy yjeve më shumë se 1 mijë vjet më parë, mund të bëhen të dukshëm për njerëzit pas pesë vitesh, sipas astronomëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një grup shkencëtarësh në Calvin College, Michigan kanë bërë parashikimin e guximshëm për vitin 2022, me të cilën thonë se për herë të parë në histori njerëzit mund të parashikojnë lindjen e një ylli të ri.

“Nëse ne shohim yllin të shpërthejë, ne jemi në gjendje të shohim se çfarë ka ndodhur 1 mijë vjet më parë”, thotë fizikani dhe astronomi, profesor Larry Molnar.

Ai dhe ekipi i tij hulumtues besojnë se do të jenë në gjendje të dëshmojnë lindjen e një ylli të ri në vitin 2022, pas goditjes së KIC9832227.

Orbitat e tyre rrotullohen rreth diellin për 11 orë apo më shumë. Megjithatë, orbita e tyre është vërejtur të shpejtojë në mënyrë të paparashikueshme, duke çuar në idenë e shpërthimit.
Ylli i ri do të jetë i shndritshëm në qiellin e natës për rreth 6 muaj, ndërsa do të zbehen dy-tre vitet e ardhshme.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>