Lajme

Paralajmërimi i NASA-s, ja çfarë do të ndodhë në korrik

NASA na paralajmëron të përgatitemi për eklipsin e përgjithshëm të diellit në muajin gusht. Por jo vetëm kaq, në fund të muajit korrik parashikohen shira meteorësh. Eklipset diellore ndodhin kur hëna e re kalon mes Tokës dhe Diellit. Një eklips diellor total ndodh kur hëna e re është në pozicionin e duhur për të mbuluar tërësisht diskun e diellit. Një gjë e tillë pritet të ndodhë muajin e ardhshëm më 21 gusht, kur hëna e re të bllokojnë plotësisht diellin dhe kjo pritet të shihet nga Oregoni në Karolinën e Jugut. Dy javë para ose pas një eklipsi diellor, ka shpesh, por jo gjithmonë, një eklips hënor. Kjo ndodh sepse hëna e plotë, Toka dhe dielli do të rreshtohen në një vijë të drejtë. Hëna e re fillon më 23 korrik dhe kalon nëpër fazat e saj, deri sa të na japë eklipsin total në muajin gusht.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *