Published On: 13 Nëntor, 2016

Para OKB-së në Gjenevë shqiptarët kërkuan drejtësi për Astritin

Ditën e diele u mblodhën shqiptarët nga të gjitha kantonet zviceriane për të protestuar para selisë së OKB-së në Genevë. Motivi i kësaj proteste ishte që të ngritet zëri para faktorit ndërkombëtar për bashkatdhetarin e tyre Astrit Dehari i cili u burgos nga një proces i montuar politik në Kosovë dhe pas dy muajsh u gjet i vrarë në dhomën e tij të paraburgimit që gjendej në burgun e Prizrenit.Astriti ishte rritur në Zvicër ku kishte jetuar bashkë me familjen e vet deri në përfundimin e luftës së Kosovës. Ai mbahet mend në Zvicër si një djalë i shkëlqyer dhe nuk mund të lihet në heshtje vdekja e tij e cila ndodhi para pak ditësh në Kosovë.

Shqiptarët që jetojnë në Zvicër ndjehen të indinjuar për vdekjen e Astritit të cilën e quajn vrasje politike dhe janë sensibilizuar shumë instanca ndërkombëtare për të.

Ditë më parë të rinjët shqiptarë në Zvicër penguan edhe fjalimin e ministrit të jashtëm të Kosovës z. Enver Hoxhaj-n i cili ishte duke folur për gjendjen aktuale në Kosovë.

Në shtetin zvicerian jetojnë mbi 230 mijë shqiptarë, kryesisht nga Kosova.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...