Published On: 28 Maj, 2017

Papa e pyet Melanian se çka i jep Trumpit për të ngrënë

Një bashkëbisedim i shkurtër mes Zonjës së Parë të SHBA, Melania Trump dhe Papa Françeskut, po bën xhiron në rrjetet sociale.

Melania dhe Ivanka Trump po shoqërojnë presidentin amerikan, Donald Trump, në turin e tij të parë ndërkombëtar.

Pas Izraelit, ata u ndalën në Vatikan ku takuan Papa Françeskun.

Në një moment gjatë takimit, Papa i drejtohet Melanisë duke e pyetur: “Çfarë i jep për të ngrënë Trump, Putizaa?”

Melania, pasi dëgjoi përkthimin, i përgjigjet e surprizuar: “Pizza?”

Në fakt, Papa e kishte fjalën për Putizaa, që është një lloj ëmbëlsire tradicionale sllovene meqenëse Melania ka origjinë nga Sllovenia.

Pasi e kaluan këtë situatë me të qeshura, Papa e bekoi.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...