Published On: 21 Nëntor, 2016

Pantina: Provat në rastin Dehari nuk janë të sigurta (Video)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina e mbështetë kërkesën e familjes së Astrit Deharit që në hetimin e vdekjes së djalit të tyre, të përfshihen sa më parë hetues ndërkombëtar. Por, ajo tani dyshon se provat nuk janë në duar të sigurta.

“Ajo çka ne dyshojmë tani është se çfarë ka ndodhur realisht me provat e deritashme sepse çfarëdo eksperti të vijë, ai duhet t’i ekzaminoj provat të cilat tashmë nuk janë në duart e sigurta”, ka deklaruar Pantina në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel.

Ajo thotë se vdekja e Astritit në qendrën e paraburgimi, ku do të duhej të ishte i sigurt, do të duhej të rezultonte me dorëheqje apo shkarkimin e njerëzve përgjegjës për sigurinë e të burgosurve.

“Para një viti, dy fëmijë kishin humbur jetën aksidentalisht në një gropë e cila ishte hapur pa leje në tokë private në komunën e Prishtinës, por drejtori i Inspeksionit dha dorëheqje morale, në rastin tjetër kemi përgjegjësi të drejtpërdrejtë, por nuk ka dorëheqje e madje as suspendime”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar edhe për hapat që do t’i ndërmerr Vetëvendosje në Kuvend për të zgjidhur çështjen e Deharit, sikurse ka folur edhe për projektbuxhetin e vitit 2017 si dhe për zgjedhje të parakohshme dhe për ato lokale të cilat do të mbahen në Drenas.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...