Published On: 15 Qershor, 2017

Panik dhe të qara në aeroplanin Prishtinë – Cyrih, digjet bateria e një telefoni celular (VIDEO)

Të mërkurën, pasagjerët e aeroplanit Prishtinë Cyrih janë tmerruar derisa ishin duke fluturuar drejt Zvicrës, raportojnë mediat zvicerane, transmeton Gazeta Express.

Bateria tejmase e nxehur e një telefoni celular ka shkaktuar një tym të dendur në bordin e aeroplanit të agjencisë Germania.
Aeroplani, menjëherë pasi është nisur drejt Cyrihut, është dashur të kthehet.

Aeroplani i “Germania Airline” të mërkurën është nisur me kohë për në Cyrih nga Aeroporti i Prishtinës. Menjëherë pasi e nis fluturimin, piloti është dashur ta kthejë avionin për në Prishtinë.

Arsyeja, siç shkruan portal zviceran, blick.ch, ishte bateria e një telefoni.

Portali e citon dëshmitarin e ngjarjes, Arben Nuaj i cili thotë se e ka përjetuar panikun vetëm pak ulëse më tutje.

“Papritmas pasagjerët që ishin para meje filluan të bërtasin dhe të qajnë. Më pas e pash tymin edhe vet”, i ka thënë Nuaj portalit të BLICK.

Në aeroplan ka mbizotëruar paniku, shumë njerëz kanë filluar të bërtasin “zjarr, zjarr”.

“Ishte ngjarje e tmerrshme, të gjithë ishin ngritur në këmbë, lëviznin pa kontroll. Askush nuk e dinte saktë çfarë po ndodh. Unë e pash tymin e dendur, çka më frikësoj tejmase”, shton më tej Nuaj.

Sipas portalit blick.ch, stafi që ka qenë i angazhuar në atë udhëtim kanë reaguar shpejtë duke e evituar më të keqen.

E tërë ngjarja me panik dhe tollovi ka zgjatur 15 minuta, derisa situata është vënë nën kontroll.

Piloti e ka kthyer menjëherë aeroplanin në aeroportin e Prishtinës ku zjarrfikësit kanë qenë në gjendje gatishmërie, shkruan më tej ky medium zviceran.

Dy orë më vonë fluturimi megjithatë është realizuar pasi aeroplani i njëjtë ka arritur ta kryej fluturimin për në Cyrih.

Nuaj i ka thënë blick.ch se tre pasagjerë kanë qenë aq të frikësuar sa nuk kanë dashur të fluturojnë më.

“Germania Airline” e ka konfirmuar rastin duke thënë se fjala ishte për një bateri që nuk ishte në përdorim, ndonëse nuk e kanë treguar se për çfarë lloji të baterisë saktë bëhet fjalë.

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...