Published On: 3 Gusht, 2017

“PAN nuk i ka numrat”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se Vetëvendosje nuk do ta votojë kandidatin e koalicionit PAN Kadri Veseli për kryetar të Kuvendit të Kosovës dhe se vonesa e koalicionit PAN për të qenë prezente në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës nënkupton që ky koalicion nuk i ka numrat për formimin e institucioneve të vendit.

Ajo në seancën e sotme konstituive ka kërkuar nga PAN që të tërhiqet nga propozimi për kandidaturën e Veselit për kryetar të Kuvendit të Kosovës .

“Si pasojë e papërgjegjësisë së koalicionit PAN, ne ende nuk kemi mundur që të dalim me përfundimin e komisionit për verifikim të mandatit të deputetit. Tashmë komisioni në përbërje të plotë sapo bëri verifikimin e mandateve të deputetëve të Republikës së Kosovës dhe ky përfundim do të lexohet edhe në seancën konstituive. Ne jemi të gatshëm për pikat e radhës të rendit të ditës. Ju e dini që pas kësaj pike është betimi i deputetit dhe pastaj zgjedhja e kryetarit të kuvendit. Qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje mbetet i qartë, Lëvizja Vetëvendosje në qoftë se propozohet Kadri Veseli për kryetar Kuvendi nuk do ta japë votën apo mbështetjen për këtë njeri, sepse konsideron që kryetari i Kuvendit duhet të jetë figurë unifikuese dhe jo përçarës, dhe jo një njeri që fyen dhe kërcënon deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.

 Ajo ka kërkuar nga koalicioni PAN që të tërhiqet nga propozimi i Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ndërsa bëri të ditur se çdo kandidat tjetër i propozuar do të shqyrtohet nga Vetëvendosje.

Sipas saj, vonesa e koalicionit PAN për të qenë prezente në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës nënkupton që PAN nuk i ka numrat për formimin e institucioneve të vendit.

“Unë nuk mund të them emra të përveçëm. Tani ajo që është e rëndësishme është që koalicioni PAN duhet të tërhiqet për propozimin për Kadri Veselin dhe është e qartë numrat nuk i kanë, ndonëse në vazhdimësi kanë thënë se i kanë numrat, situata është e qartë po vijnë tash pas gati 2 orëve në seancë konstituive dhe është e qartë që numrat nuk i kanë”, tha Haxhiu.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...