Kosova

PAN-iku sot nënshkruan marrëveshjen e parë për formimin e qeverisë

  • Koalicioni PAN, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma, si dhe partitë tjera të vogla, sot do të bëjnë hapin e parë drejt formimit të qeverisë.

Gazeta Express mëson nëpërmjet burimeve se ky koalicion sot do ta nënshkruajë marrëveshjen e parë për Qeverinë.

“Sot koalicioni PAN, pritet ta realizojë marrëveshjen e parë jashtë grupit”, bëjnë të ditura burimet për Express.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër i koalicionit PAN Ramush Haradinaj që pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 qershorit, është shprehur i sigurt se votat për ta formuar qeverinë i ka siguruar.

Ai nuk ka bërë të ditur se si i ka siguruar ato, megjithatë ka pasur raportime se AKR-ja do të bëhet pjesë e koalicionit të tij.

E këta të fundit, në mënyrë kategorike janë duke e mohuar mundësinë që subjekti i tyre ta braktisë koalicionin LAA dhe ta ndihmojë formimin e qeverisë “Haradinaj”.

Kurse sot, Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me partnerët e koalicionit janë duke mbajtur një mbledhje nga ku do të vendoset nëse do t’i përgjigjen ftesës së presidentit Thaçi që më 24 korrik të mblidhen për një takim konsultativ mes tyre.

Zgjedhjet janë certifikuar më 8 korrik të cilat i kanë hapur rrugë formimit të institucioneve të vendit. Tash i mbetet presidentit që të thërrasë seancën për konstituimin e Kuvendit. /Express/

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *