Published On: 10 Gusht, 2017

PAN-i vazhdon me bojkotimin e shtetit! Vetëvendosja dhe LAA kundër Kadri Veselit

  • Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në fjalimin e tij në Kuvend, ka kërkuar nga PAN që ta nxjerrin një kandidat tjetër për kryeparlamentar, përveç Kadri Veselit.

Sipas tij, për Vetëvendosjen, Veseli është i papranueshëm që të jetë në krye të Kuvendit.

Ai e ka fajësuar, po ashtu, PAN-in se të njëjtët e kanë sulmuar kryesuesin dhe deputetin më të moshuar, Adem Mikullovcin.

“Ne shprehim mospajtimin tonë dhe jemi shumë të indinjuar që ata e sulmojnë deputetin Mikullovci që përmes disa takimeve konsultative ta krijojnë një lloj të drejtës së vetos mbi këtë seancë. Askush nuk mund të ketë të drejtën e vetos për vazhdimin e kësaj seancë. Kjo është shkelje e demokracisë, të mbahen peng institucionet për të blerë kohën që me presion e shantazh t’i bindin ata për ta votuar një kryetar të papëlqyeshëm”, është shprehur ai.

Konjufca nga Kuvendi i ka bërë tri thirrje: “E para të angazhohemi të gjithë që jemi këtu për themelimin sa më të shpejtë të legjislaturës së gjashtë.

E ftojmë PAN-in që ta ndërpresë bojkotin e seancës dhe ta propozojë kryetarin e ardhshëm.

Rregullat e demokracisë thonë: kur s’i ke votat dhe kur dëshiron t’i arrish ato duhet të bësh kompromis.

Ne kërkojmë që të mos e qesin një kandidat që për ne është i papranueshëm”, ka shtuar ai.

Ftesës për vazhdimin e seancës nga koalicioni PAN, i cili paraprakisht ka njoftuar për mospjesëmarrje në seancë, i është përgjigjur vetëm deputetit Milaim Zeka.

Në këtë seancë munguan edhe 10 deputetët serbë, si dhe, 10 përfaqësuesit e komuniteteve të tjera në Kosovë.

Kryesuesi i kësaj seance, deputeti Adem Mikullovci, bëri të ditur se për vazhdimin tjetër të seancës, deputetët do të njoftohen gjatë ditëve në vijim.

/Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...