Published On: 3 Gusht, 2017

PAN-i kthehet aty ku filluan, në Emerald, gjithëçka nga fillimi!

Drejtuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma janë mbledhur në një nga hotelet e kryeqytetit për të vendosur për seancën e nesërme.

Gazeta Blic njofton se takimi është duke u zhvilluar në Hotel Emerald.

Fillimisht në takim ishin lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë dhe zëvendëskryetari i PDK- së, Enver Hoxhaj dhe disa përfaqësues nga Nisma për Kosovën, për t’u bashkuar më pas edhe lideri i Nismës, Fatmir Limaj dhe ai i PDK-së, Kadri Veseli.

“Në këtë takim vendoset përfundimisht se si të veprohet nesër”, thonë burime të Gazetës Blic.

Koalicioni PAN sot nuk arriti që ti bëjë votat për kryetar të Kuvendit, çka bëri qe ky subjekt politik ta bojkotoj seancën konstituive.

Ndërkaq në një deklaratë të dhënë për media, Veseli ka thënë se ai heqë dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit me kushtin që VV ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Nesër ndërkaq pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive nga ora 10:00.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...