Published On: 9 Gusht, 2017

PAN-i çmendur vazhdon bojkotin, refuzon ta propozojë kryekuvendarin nesër (Live-video)

  • Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj në takimin konsultativ që po zhvillohet tani në mes të grupeve parlamentare ka thënë se koalicioni PAN nesër nuk merr pjesë në seancë.

Ai ka shtuar se nuk është mirë që të merren vendime të njëanshme për caktimin e seancës së nesërme.

“Caktuat seancën pa miratimin e partisë. Nuk është mirë që të merrni vendime të njëanshme për caktimin e seancës së nesërme. Kryetari i Kuvendit na takon neve. Dhe ketë të drejtë ne jemi të vendosur që ta zbatojmë” ka sqaruar Hoxhaj, raporton Express.

Ndërkohë që e ka ripërsëritur se  kandidati i tyre për kryetar Kuvendit do të jetë Kadri Veseli.”:

“…dhe zgjedhja e tij është e pandalshme. Ne nuk do te marrim pjesë nesër në seancë”. ka bërë të ditur ai./GazetaExpress/

Ndryshe, vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është thirrur për të enjten në ora 10.00

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...