Published On: 18 Gusht, 2017

Pamjet që prekën botën: Polici mban në dorë fëmijën mes trupave të pajetë në Barcelonë (VIDEO)

  • I rrethuar nga trupa të pajetë të larë në gjak dhe qindra të plagosur, një polic është filmuar duke mbajtur në duar një djalë të vogël që i ka shpëtuar sulmit të përgjakshëm në Barcelonë.

Ky moment është kapur vetëm disa minutave pasi që një furgon i bardhë shtypi për vdekje këmbësorët në Barcelonë, duke vrarë 13 dhe lënduar mbi 100, transmeton Telegrafi.

Polici kishte arritur ta ngrit në këmbë vogëlushin të cilin e mbante në duar, derisa të afërmit e këtij djali besohet se ishin shtypur nga furgoni.

Në videon e publikuar më poshtë, polici shihet duke e mbajtur vogëlushin duke ia mbuluar fytyrën me qëllim që të mos i sheh të plagosurit të larë në gjak, derisa gjyshja e tij që ishte afër mezi arrin të ngritët në këmbë nga lëndimet e marra.

Këto pamje kanë bërë xhiron e botës, kurse polici që mbante në duar vogëlushin është komplimentuar nga mijëra njerëz që kanë pasur rastin ta shohin videon.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...