Published On: 30 Gusht, 2016

Pamje të rënda: Burri e ther 7 herë gruan me thikë, ajo po mjekohet në spital

Faqja në Facebook “Shoqata Humanitare Kaçanikase e Diasporës”, një ditë më herët ka publikuar disa fotografi të një gruaja e cila dyshohet se është therur nga bashkëshorti i saj shtatë herë me thikë. Sipas tyre, rasti ka ndodhur para një jave, por nuk kanë dhënë informata të tjera, pasi që viktima është ende në spital dhe nuk po pranon të flasë.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, gruaja me iniciale S.A, e cila është nga Prishtina, ka përjetuar një dhunë të tmerrshme, ndërsa fëmijët e saj janë të traumatizuar nga dhuna që babai i tyre e ka ushtruar ndaj saj.

Në fotot e publikuara shihet se fytyra e saj është shumë e lënduar dhe e ënjtur, shpina me shenja nga therja dhe këmbët e gjakosura. Ndërsa muri është i tëri i përlyer nga gjaku i saj…

Për dhunën e shkaktuar ndaj saj ka reaguar edhe grupi më i madh shqiptar i feministëve “Feminizmi Shqiptar”, të cilët kanë kërkuar që me rastin të merret Qendra për Punë Sociale./GazetaExpress/

*Kujdes, pamjet janë shqetësuese

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...