Published On: 2 November, 2016

Pamje të frikshme: Çifti sulmohet nga një krokodil – në një pishinë! (Video)

Pamjet e tmerrshme të marra nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një krokodil i uritur i “bashkohet” çiftit, në një pishinë hoteli në Zimbabve.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tronditëse nga një hotel të paidentifikuar në Kariba janë postuar në internet dhe janë shikuar me mijëra e mijëra herë.

Aty shihet një krokodil shfaqet në pishinë, gjë e cila bën që mysafirët të tentojnë të largohen nga aty. Por, ndonëse mashkulli arrin të bëjë një gjë të tillë, vajza jo.

Gruaja çmendurisht noton për tu larguar nga aty, por siç thuhet për fatin e saj të keq, ishte kafshuar në krah nga krokodili. Megjithatë, më në fund ajo ia arrin të largohet nga pishina.

Megjithatë, nuk bëhet e ditur se nga ka mundur të vije ky krokodil deri tek kjo pishinë. /Telegrafi/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...