Published On: 19 Maj, 2017

Pal Lekaj i kthen “satelitët” kundër Vetëvendosjes: Kjo lëvizje nuk i bën mirë demokracisë

Nënkryetari i AAK’së, Pal Lekaj ka folur për kandidatët për Kryeministër, që kandidojnë kundër Ramush Haradinajt, Avdullah Hoti dhe Albin Kurti.

Thotë se Hoti është kopje e Isa Mustafës derisa Albin Kurti dhe Vetëvendosja nuk i bëjnë mirë demokracisë në rrethanat aktuale.

“Zoti Kurti – personalitetin e tij nuk e mohoj. Por Vetëvendosja në këtë kontekst dhe këto rrethana nuk i bën mirë demokracisë sepse kanë qenë bukur të ashpra sjelljet e aktivistëve të tyre. Ne kemi hedhur gaz bashkë dhe kemi mbrojtur një kauzë. Të gjuhet një ambasadore në Amerikë me vezë – është e papranueshme”, tha Lekaj për Klan Kosovën.

Ai ka folur po ashtu edhe për kandidatin për kryeministër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Alternativës, Avdullah Hotin.

Thotë se Hoti është një kopje e Isa Mustafës.

“Hoti mund të jetë një njeri i mirë, por është nxënës i Isa Mustafës. Kosovës nuk i duhen liderë të tillë por për të marrë vendime dhe dhënia e përgjegjësisë që ai ta drejtojë vendin do të jetë gabim fatal”, theksoi Lekaj.

Ndërkohë ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është i bindur se Ramush Haradinaj do të jetë Kryeministër i ardhshëm i vendit.

“Në këtë kohë i duhen Kosovës njerëz të guximshëm. As që diskutohet që ne do t’i fitojmë zgjedhjet. Ky koalicion pa hamendje do të dalë fitues”, tha Lekaj.

“Nuk e di si mund të thonë për ata njerëz që kanë dhënë gjithçka nga vetja duan t’i shporrin nga ky vend dhe t’i zëvendësojnë më të tjerët”, theksoi ai.

Kosovarët do të votojnë më 11 qershor.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...