Published On: 25 Prill, 2017

Pak orë para nisjes së negociatave, ja çfarë thotë Basha

Lideri demokrat u shreh se ka besim tek dialogu që zhvillohet sot në Tiranë. Sot vjen për negociata zv.Presidenti i PE, Mc Allister ose siç cilësohet në media “i besuari i Merkel”. Zyrtari i lartë europian do të negociojë me tre liderët politik, Ramën, Bashën e Metën për rrugën e daljes nga kriza dhe përfshirjen e opozitës në zgjedhje. Takimet pritet të nisin rreth orës 15:00 veçmas me secilin prej tyre dhe nëse arrihet marrëveshja ata do të ulen në tavolinën e përbashkët.

Nga çadra e lirisë, lideri demokrat u shpreh:

“Sot kemi shansin ta zgjidhim me dialog. Lulzim Basha shkon ne kete proces sepse perfaqeson interesat e nje bashkimi te jashtezakonshem shqiptaresh. Ndaj e kam te thjeshte te bej kompromis politik per gjithcka qe me takon mua dhe partise time por asnje terheqje qe i takon fateve te qytetareve dhe demokracise se Shqiperise.

Zgjidhja qe kerkojme eshte e ndershme. Spo kerkojme pushtet ne tavoline. I kerkojme vetem ti lejoje popullit te vendose me vote te lire e te ndershme.

Te shpresojme qe rruga e arsyes dhe e dialogut do na coje drejt nje bashkimi kombetar per shqiperine europiane me pasurine e pluralizmit politik brenda. Permes dialogut apo perballjes populli do te fitoje gjithmone”./Opinion.al

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...