Published On: 25 Gusht, 2017

Pacolli vendos të dridh skenën politike: Kandidon për kryetar të Prishtinës

Sipas nënkryetares së AKR-së Albena Reshitajt strukturat e kësaj partie e kanë propozuar Behgjet Pacollin për kryetar të Prishtinës.

Nënkryetarja e Aleancës Kosova e Re, Albena Reshitaj ka thënë për RTV21 se kërkesat e të gjitha degëve të partisë në Prishtinë kanë qenë që Behgjet Pacolli të jetë kandidati për Kryetar të Prishtinës.

“Në një mbledhje shumorëshe që kemi pasur me Kryesinë dhe me Kuvendin ne kemi diskutuar për mundësinë që ai të jetë kandidat për Prishtinën, të ju them të drejtën edhe personalisht mendoj se kish me qenë një nder për Kosovën, për Prishtinën me e pasë kryetar të Prishtinës, Behgjet Pacollin.”, ka thënë ajo, shkruan rtv21.tv

Ajo ka shtuar se propozimi ende nuk është dorëzuar në KQZ pasi që po pritet konfirmimi nga Pacolli.

“Ka mbetur që që vendoset nga ai personalisht nëse do ta pranojë këtë”, ka deklaruar Reshitaj.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...