Published On: 6 Nëntor, 2016

Pacolli nga Zvicra: Kosova rasti i vetëm në botë, që merr kredi ta shtojë buxhetin

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është duke shpalosur programin ekonomik, që sipas tij mund t’i sillte vendit zhvillim ekonomik.

Nga Cyrih, ai është duke u shfaqur kritik lidhur me buxhetin e vitit 2017, njofton Klan Kosova.

“Është rasti i parë në botë kur shteti kërkon kredi për ta shtuar buxhetin”.

“Prandaj këta njerëz duhet të lirojnë vend që të punohet. Vetëm me punë shtohet buxheti. Këta njerëz në televizion, flasin vetëm me gojë për vendin, me asnjë mimikë tjetër, sepse kur e don vendin të flasin sytë, shpirti”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka shtuar se për bujqësinë është ndarë një pjesë shumë e vogël.

“Paguajmë mbi gjysmë miliardi në vit për produkte të konsumit, ku gjysma e këtyre produkteve mund të prodhoheshin në vend”.

“Njoh shumë shembuj se shqiptarët e Kosovës janë shumë punëtor, por nëse pengohen nga njerëzit e padijshëm nuk mund të funksionojnë”, ka shtuar Pacolli.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...