Published On: 28 Maj, 2017

Pacolli në Viti: Qeverisja e AKR-së dhe LDK-së do të jetë qeverisje e zhvillimit ekonomik

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në një tubim në Viti foli për pikat Programore të AKR-së dhe plan-programin qeverisës që sipas tij, i cili garanton punësim dhe investime të mëdha.
Ai ka thënë se rritja ekonomike që do ta mundësojë koalicioni qeverisës mes AKR-së dhe LDK-së, që nga viti i dytë i mandatit, do të jetë mbi 8 %.
“Qeverisja e AKR-së dhe LDK se do të jetë qeverisje e zhvillimit ekonomik, ne do t’i mbështesim idetë e rinisë dhe do t’i implementojmë ato. Këtë dinamizëm të rinisë nuk do ta zbehim, por do ta forcojmë”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.Pacolli foli edhe për indiferencën e institucioneve ndaj higjienës së përgjithshme publike dhe keqtrajtimit të natyrës dhe ambientit në Kosovë.

Ai ka thënë se është për tu frikësuar se në çfarë norme është rritur përqindja e njerëzve të infektuar me sëmundje ngjitëse, ndërsa të gjitha këto sipas tij, vijnë si pasojë e moskujdesit për ambientin ku jetojmë.
“Ne bashkë me ju qytetarë, do ta kthejmë Kosovën në binarë dhe do t’ia japim shtytjen e duhur që i duhet për të ecur me hapin e kohës. Ne kemi dëshmuar që mund ti ndryshojmë gjërat dhe këtë do ta bëjmë”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...