Published On: 30 Maj, 2017

Pacolli i premton të diplomuarëve një vend pune

“Me partnerin tonë të koalicionit kemi program të përafërt, ndërsa synimi ynë është të punojmë me përgjegjësi të lartë, duke qenë në funksion të zhvillimit të vendit ku do të ndërtohet një jetë më e mirë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli para qytetarëve të Deçanit.Pacolli ka treguar për pikat kryesore të programit qeverisës të koalicionit AKR-LDK, duke u fokusuar në pjesën ekonomike të këtij programi.Ai ka thënë se qysh në fillim të qeverisjes do të mundësohet rritja ekonomike prej 8 përqind.

“Bashkë me partnerin tonë, ne kemi paraparë edhe rregullimin e marrëdhënieve tatimore. Në lenden e parë në disa raste paguhet dogana dhe pastaj është e pamundur të dërgohet në eksport, pasi që produkti del shumë i shtrenjtë”, ka thwnw ai duke u zotuar se koalicioni AKR-LDK do ta rregullojë këtë, duke i liruar prodhuesit nga disa tatime të cilat ai i ka quajtur të pakuptimta.Pacolli gjithashtu ka theksuar se programi qeverisës i AKR-së parasheh që çdo i diplomuar të punësohet menjëherë pas kryerjes së universitetit.“Rinia jonë ka ide të mrekullueshme, ne do t’i jetësojmë ato. Ministria e punësimit nuk do te shërbeje vetëm për tu regjistruar te papunët, por për jetësimin e ideve që burojnë nga talentet kosovarë”, ka thënë ndër të tjera presidenti i AKR-së.Presidenti Behgjet Pacolli, më pas i ka prezantuar një nga një edhe kandidatët për deputetë.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...