Published On: 9 Gusht, 2017

Pacolli gati për tradhtinë e madhe! Takon Haradinajn!

  • Zyrtari i AAK’së Muharrem Nitaj ka konfirmuar se kandidati i PAN-it për Kryeministër dhe kreu i AKR’së Behgjet Pacolli janë takuar sot në shtëpinë e këtij të fundit. Nitaj nuk ka treguar nëse dy liderët kanë arritur ndonjë marrëveshje konkrete por ka theksuar se ata janë dakorduar se vendit i duhen urgjentisht institucionet e reja.

Express: Po flitet se ka pasur një takim ndërmjet Haradinajt dhe Pacollit. A mund ta konfirmoni një gjë të tillë?

Nitaj: Po është e vërtetë. Sot Kryetari Haradinaj ka pasur një takim shumë përmbajtësor me Kryetarin e AKR-së, Bexhet Pacollin. Është biseduar për procesn e krijimit të institucioneve të Kosovës.

A ka pasur ndonjë marrëveshje midis Haradinajt e Pacollit?

Nitaj: Haradinaj e Pacolli kanë diskutuar për krijimin e institucioneve, kjo në frymën e kapërcimit të situatës së krijuar.  Ju e dini që AKR dhe zoti Pacolli, kanë ditur të luajnë rol konstruktiv në disa situata te kaluara dhe kjo duhet vlerësuar. Ajo që mund të them është se jo vetëm zoti Haradinaj si i nominuar për kryeministër, dhe PAN si koalicion fitues, por edhe zoti Pacolli dhe AKR, janë të vëmendshëm për rolin që kane në krijimin e institucioneve, ajo çfarë është edhe kërkesë e qytetarëve. Zoti Pacolli në javët e fundit ka shprehur edhe disa ide të tij se si mund të kapërcehej situata e krijuar. Ka pasur një dakordim se qytetarët e këtij vendi meritojnë që t’i kenë institucionet qeverisëse sa më parë të jetë e mundur. Dhe natyrisht se roli i zotit Pacolli, por edhe i liderëve të tjerë, është tepër i rëndësishëm, në zgjidhjet për të cilat ka nevojë vendi.

Ku është realizuar takimi?

Nitaj: Takimi është realizuar në shtëpinë e zotit Pacolli. Ju e dini se Haradinaj dhe Pacolli janë miq. Është e rëndësishme që liderët politik të takohen e të flasin. Bllokadat brenda llojit, po dëshmohen të dëmshme. Logjika që kundërshtarët politikë të trajtohen si armiq, po na kushton të gjithëve.

A mund të thuhet se pas këtij takimi janë shtuar gjasat që AKR ta votojë Kadri Veselin për kryetar te Kuvendit, si dhe Qeverinë Haradinaj?

Nitaj: Unë nuk dua të spekuloj sepse edhe ashtu ka pasur boll spekulime. Unë po them se ka qenë një takim konstruktiv.

GazetaExpress

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...