Published On: 30 Maj, 2017

Pacolli: Do e zvogëlojmë importin nga Serbia për 60%

Behgjet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re, ka premtuar para qytetarëve të Gjakovës se nëse fiton zgjedhjet koalicioni LDK-AKR me 11 qershor, atëherë në mandatin e parë qeverisës do të zvogëlojnë importimet nga Serbia për 60 për qind, njofton Klan Kosova.Numri një i AKR-së ka përmendur edhe prodhimet nga Serbia të cilat konsumohen në Kosovë. Ai i ka vlerësuar këto prodhime si të dyshimta, me rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve të Kosovës.Pacolli premtoi po ashtu se do të krijohen më shumë zona të lira ekonomike, dhe rrjedhimisht do të vijnë më shumë investitorë edhe nga rajoni.

“Ne kemi shqiptarë në Maqedoni, Mal të Zi e Shqipëri të cilët do të vinin e të investonin në këto zona. Zona e lirë ekonomike është gjenerator i madh i punësimit”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...