Published On: 26 Maj, 2017

Pacolli: Ajo që ndodhi në rezidencën time përfundimisht i ka dhënë fund bashkëpunimit me PDK-në

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli edhe njëherë e ka rikonfirmuar qëndrimin e tij se më nuk do të ketë koalicion me PDK-në. Ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka theksuar se kjo parti ka vija të kuqe, dhe rrugët e tyre janë ndarë përfundimisht. “Ndodhia e pakëndshme në rezidencën time, që ndodhi atë natë (javën e kaluar v.y.), ka bërë që me PDK-në përfundimisht të ndahen rrugët”, tha ai, raporton gazeta Blic.

Kreu i AKR-së nuk ka dashur të japë detaje se çka saktësisht ndodhi atë natë në Rezidencën e tij.Pacolli ndër të tjera ka thënë se ai është kërcënuar që të mos hyjë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Megjithatë, i pari i AKR-së, ka thënë se ai nuk i frikësohet askujt.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...