Published On: 27 Maj, 2017

Pa reformë zgjedhore, priten manipulime

Hyrja në zgjedhje pa një reformë zgjedhore sipas njohësve të Kushtetutës pritet të krijojë vakum për manipulime, sepse, siç cekin ata, vetë ligji krijon mundësi për manipulim, shkruan sot, gazeta Zeri.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit do të mbahen me legjislacionin aktual zgjedhor.

Kjo sepse formimi i një reforme zgjedhore ka dështuar disa herë radhazi, madje kjo reformë ka dështuar edhe pasi që një gjë të tillë e kishte premtuar vetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Dështimin e kësaj reforme e bartin mbi supe subjektet politike, të cilat sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile e analistëve me vetëdëshirë e kanë shmangur themelimin e një reforme të tillë.

Për shkak se, siç thonë ata, hapësira për keqinterpretimeve gjatë zgjedhjeve në mungesën e një reforme është e madhe. Kështu mendojnë edhe politologët në vend, duke i vlerësuar paritë në vend si lideraliste e duke qenë të tilla, sipas tyre, ato i përcaktojnë listat e deputetëve varësisht prej dëgjueshmërisë e lojalitetit ndaj liderit.

Në anën tjetër, hyrja në zgjedhje pa një reformë zgjedhore sipas njohësve të Kushtetutës pritet të krijojë vakum për manipulime, sepse, siç cekin ata, vetë ligji krijon mundësi për manipulim.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...