Kosova

Pa LDK-në dhe pa VV-në, Ramush Haradinaj nuk mund të krijojë një Qeveri stabile

Njohësi i çështjeve politike në vend Xhemal Ahmeti, vlerëson se krijimi i një qeverie nga Ramush Haradinaj ku nuk do të përfshihet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja do të jetë qeveri afatshkurtër

Ahmeti numëron disa nga arsyet pse mund të ndodhë kështu.

 “Pa LVV dhe LDK, me këdo që Ramush Haradinaj ta bëj qeverinë ajo do të jetë më jetëshkurtra. Me deputetë të “korruptueshëm”, të cilët kanë fituar votat me parti tjera dhe me “Listën serbe” nuk bëhet qeveri stabile. E fundit dosido duhet të integrohet, por assesi me fuqinë e sabotimit. Pra me kë do ta bëjë që qeveria të jetë stabile dhe të zgjidh problem”, deklaroi Ahmeti.

Sipas Ahmeti zgjidhja më e mirë do të ishte një Qeveri pa Partinë Demokratike të Kosovës.

“Besoj se Kadri Veseli tash duhet të dëshmojë deri në fund se është fisnik dhe mbi të gjitha ka të mirën e vendit si optimum. PDK është partia e cila refuzohet nga të gjitha. Po doli në opozitë PDK e tjerat qeverisin Kosova do ketë një qeveri stabile dhe një opozitë të formuar politikisht. Madje kjo do të ishte pika e vërtetë zero dhe shpresëdhënëse e Veselit për ta kthyer partinë e tij në fituese zgjedhjeve të tjera. Natyrisht se ky përjashtim nga tjerat është jodemokratik, por i arsyetueshëm pas prishjes së qeverisë së fundit”, tha ai.

Ai më tej tha që qëndrimi i PDK-së, jashtë qeverie mund të jetë paksa problematike.

“Problem mirëpo do të jetë formimi i qeverisë edhe pa PDK-në. VV është shumë e fiksuar për ta marrë timonin, kryeministrinë. Si partia e parë e vendit dhe me volumin e fitores së fundit edhe e meriton. Mirëpo as tjerat nuk kanë pse shiten lirë kur pa to nuk bëhet gjë. Kështu që do të jetë shumë problem me apo pa PDK-në. Ose kur afrohen ditët e pushtetit gjithë i heqin vijat dhe ndryshojnë siç kanë bërë e bëjnë qe sa janë”, përfundoi Ahmeti.

Sipas rezultateve përfundimatare të KQZ-së, fitues i zgjedhjeve është koalicioni PDK-AAK-Nisma e cila pasohet nga Lëvizja Vetëvendosje, kurse e treta është koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa.

Koalicioni PAN do të ketë 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, 32 ulëse dhe koalicioni LAA do të ketë 29 ulëse./GazetaBlic.com/

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *