Published On: 28 Tetor, 2016

Osteoporoza: Ja ushqimet që forcojnë kockat

Edhe pse konsiderohet osteoporoza “sëmundje e heshtur”, ka disa shenja si dhimbja e lehtë, reduktim të gjatësisë trupore me disa centimetra apo fraktura mund të jenë të lidhura me osteoporozën. Shpesh shenja e parë e osteoporozës është fraktura/thyerja e kockës 

Osteoporoza ose kocka poroze, është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe kualiteti i saj reduktohet gradualisht. Gjatë osteoporozës kocka bëhet më poroze dhe më e thyeshme. Humbja e masës kockore ndodh në mënyrë të heshtur dhe progresivisht, shpesh pa simptoma deri sa ndodh fraktura e parë dhe në shumë raste është ajo e cila evidenton osteoporozën. Prandaj osteoporoza është quajtur si “epidemi e heshtur”. Prof. as. Teuta Backa (Çiço), shefe e shërbimit të Reumatologjisë në QSUT, tregon se si mund të parandalohet kjo sëmundje, ushqimet që duhen konsumuar dhe ato që s’duhet të përdoren. Doktoresha shpjegon se kjo sëmundje duhet mjekuar që në fillim, me qëllim që të mos kemi fraktura, pasi në momentin që ndodh fraktura kostoja është shumë e lartë. Osteoporoza mjekohet dhe parandalohet në fazat e para.

Sëmundja

Prof. asoc. Teuta Backa (Çiço), Shefe e Shërbimit të Reumatologjisë, QSUT, shpjegon se osteoporoza është një sëmundje që dëmton shumë kockat. Sipas saj janë disa elemente të kockës që nga kjo sëmundje humbasin me kohën dhe dobësojnë shumë atë dhe kjo sjell deri në thyerjen e kockës. Dr. Backa thotë se kjo është një sëmundje që është përhapur shumë në botë.   “Kjo sëmundje duhet mjekuar që në fillim, me qëllim që të mos kemi fraktura, pasi në momentin që ndodh fraktura kostoja është shumë e lartë. Osteoporoza mjekohet dhe parandalohet në fazat e para”, thotë dr. Backa.

Ushqimet

Doktoresha tregon ushqimet që duhen përdorur që e parandalojnë këtë sëmundje, pasi ushqejnë kockën me kalcium. “Duhet të konsumohen shumë bulmetrat, ku kalciumi është i lartë, po ashtu zarzavatet dhe peshku. Po kështu e rëndësishme është marrja e rrezeve të diellit, në orët e duhura dhe jo në oraret kur dielli është shumë i fortë dhe rrezet e tij janë të dëmshme. Duhani dhe alkooli janë shumë të dëmshëm, ndaj s’duhen të përdoren”, thotë dr. Backa. Sipas saj më të rriskuara janë gratë mbi moshën 50-vjeçare, kur nis edhe menopauza, pasi në këtë kohë ndryshojnë hormonet dhe nis dobësimi i kockës. Kjo sëmundje rrezikon më shumë gratë me ngjyrë dhe burrat janë më pak të prekshëm nga kjo sëmundje.

Çfarë është Osteoporoza?

Osteoporoza ose kocka poroze, është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe kualiteti i saj reduktohet gradualisht. Gjatë osteoporozës kocka bëhet më poroze dhe më e thyeshme. Humbja e masës kockore ndodh në mënyrë të heshtur dhe progresivisht, shpesh pa simptoma deri sa ndodh fraktura e parë dhe në shumë raste është ajo e cila evidenton osteoporozën. Prandaj osteoporoza është quajtur si “epidemi e heshtur”. Sa më shumë rritet poroziteti i kockës aq më shumë rritet risku për fraktura. Frakturat mund të ndodhin pas një rënie fare të vogël apo dhe si rezultat i një aktiviteti/veprimi të zakonshëm të përditshëm. Frakturat zakonisht ndodhin në krah, dorë, shpinë, këllk dhe legen. Frakturat më të shpeshta dhe më serioze janë ato të legenit dhe të shpinës. Kockat e thyera shkaktojnë dhimbje të forta, palëvizshmëri dhe paaftësi afatgjatë: rezultati është cilësia e dobët e jetës dhe humbja e pavarësisë për të kryer aktivitetet e përditshme në mënyrë të pavarur.

Cilat janë shenjat e Osteoporozës?

Duke qenë se humbja e masës kockore gjatë osteoporozës ndodh gradualisht dhe është e padhimbshme, nuk ka simptoma të dukshme që të tregojnë që një person është duke zhvilluar osteoporozën. Për këtë arsye osteoporoza quhet “epidemi apo sëmundje e heshtur”. Megjithatë disa shenja si dhimbja e lehtë, reduktim të gjatësisë trupore me disa centimetra apo fraktura mund të jenë të lidhura me osteoporozën. Shpesh shenja e parë e osteoporozës është fraktura/thyerja e kockës.

A ka faktorë që shtojnë riskun për osteoporozë?

Disa faktorë duket se shtojnë riskun për osteoporozë, si p.sh gjinia apo mosha dhe nuk mund të ndryshohen, ndërsa faktorë të tjerë (pirja e duhanit, alkoolit, dieta e mangët me kalcium dhe vitaminë D, mungesa e aktivitetit fizik etj.) janë të lidhur me stilin e jetesës dhe mund të modifikohen.

Box

Faktorë risku të pandryshueshëm

  • Mosha- humbja e indit kockor në përgjithësi fillon pas moshës 40-50 vjeç atëherë kur organizmi ynë nuk është në gjendje të zëvendësojë indin kockor me të njëjtin ritëm me të cilin e humbet atë. Kështu me rritjen e moshës risku për osteoporozë rritet.
  • Gjinia-gratë në mënyrë të veçantë ato mbas menopauzës, janë më të rrezikuara për osteoporozë. Ndryshimet hormonale të cilat ndodhin në menopauzë janë një nga arsyet pse femrat janë në risk më të lartë për osteoporozë se sa meshkujt.
  • Histori familjare (familjarë të afërt sidomos prindërit) me osteoporozë ose thyerje që rezultojnë pas një goditjeje apo rënie fare të vogla tregojnë risk për osteoporozë.
  • Një frakturë e mëparshme fare pa shkak rrit riskun për një frakturë tjetër gati 2 herë.
  • Menopauza-gratë në menopauzë duhet të jenë më vigjilente për shëndetin e kockave të tyre.
  • Hypogonadizmi te meshkujt-ashtu si deficiti i hormoneve estrogen te femrat në menopauzë, deficienca e androgjeneve te meshkujt rrit riskun për osteoporozë.
  • Përdorimi për një kohë të gjatë i disa medikamenteve si: kortizonikë, hormone të tiroides, antiepileptik, citostatikë etj.
  • Artriti reumatoid dhe disa sëmundje kronike si malabsorbimi, sëmundje kronike të mëlçisë, hyperthyroidismi etj.

Megjithëse faktorët e mësipërm nuk mund të ndryshohen, njerëzit duhet të jenë në dijeni të tyre në mënyrë që të marrin masa për të reduktuar humbjen e masës kockore sa më shpejt të jetë e mundur.

Faktorë risku të modifikueshëm

Disa prej faktorëve risk për osteoporozën mund të mbahen nën kontroll, pra janë të modifikueshëm. Kjo do të thotë se çdonjëri mund të reduktojë impaktin e këtyre faktorëve për osteoporozë dhe fraktura.

Këta faktorë përfshijnë:

  • Konsum i lartë i alkoolit- njerëzit që pinë më shumë se 2 njësi në ditë alkool rrisin deri 40% riskun për frakturë nga osteoporoza.
  • Pirja e duhanit-studimet tregojnë se ata që pinë duhan janë më në risk se ata që nuk pinë.
  • Indeksi i ulët trupor (IMB< 19-20kg/m2) është i lidhur me humbjen e masës kockore dhe rritjen e riskut për fraktura.
  • Ushqyerje e varfër me kalcium dhe proteina- një dietë e ulët në kalcium dhe proteina rrit riskun për osteoporozë.
  • Marrja e pakët/deficiti në vitaminë D- vitamina D është esenciale sepse ndihmon në përthithjen e kalciumit në gjak.
  • Aktivitet i pakët fizik- njerëzit që bëjnë jetë sedentare kanë më tepër mundësi për fraktura se të tjerë. P.sh. femrat të cilat rrinë ulur për më tepër se 9 orë në ditë kanë 50% më tepër mundësi për fraktura të legenit se ato që rrinë ulur më pak se 6 orë.

Diagnoza e Osteoporozës

Për të diagnostikuar Osteopeninë /Osteoporozën në një pacient ekzaminimet ndahen në dy grupe:

  • 1. Ekzaminime që zbulojnë dhe dokumentojnë humbjet kockore:
  • a) Imazherike: RÖ-grafi konvencionale, DEXA qendrore /periferike, Ultrasonografia quantitative ,CT, MRI etj.
  • b) Laboratorike: matja në serum dhe në gjak e markuesve të qarkullimit kockor
  • 2. Ekzaminime që diagnostikojnë ose përjashtojnë një shkak sekondar si të dyshuar për këtë humbje kockore të pabalancuar të dokumentuar nga grupi i parë i ekzaminimeve DEXA
  • 1. Është teknikë pa rrezatim dhe e përshtatshme për të monitoruar ndryshimet e densitetit kockor në kohë.
  • 2. Përdoret për të ndjekur në kohë përgjigjen ndaj mjekimit me antiosteoporotik.
  • Teknika e përdorur në praktikë sot është dual-energy-x ray absorptiometry (DEXA)
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...