Published On: 7 Nëntor, 2016
Bota |

Orët e fundit para zgjedhjeve, gara zhvillohet e ngushtë

Kur na ndajnë vetëm disa orë nga Dita e Zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, fushatat e republikanit Donald Trump dhe demokrates Hillary Clinton, janë duke shprehur besim dhe optimizëm lidhur me rezultatin e garës presidenciale të së martës. Siç njofton korrepondenti i Zërit të Amerikës Michael Bowman, edhe pse anketat më të fundit tregojnë se Hillary Clinton udhëheq garën në shkallë kombëtare me një diferencë të vogël nga rivali i tij, rezultati mund të përcaktohet nga pjesëmarrja në votime në rreth 12 shtete të pavendosura.

Në përpjekjet e minutës së fundit për të siguruar vota, Donald Trump, dy ditët e fundit ka patur një ngarkesë të madhe – të dielën ai vizitoi 5 shtete të ndryshme – ndërsa Hillary Clinton, për t’u dhënë energji përkrahësve të saj pati mbështetjen e njerëzve të famshëm, si këngëtarja e muzikës pop Katy Perry, apo Presidenti i Barack Obama.

“Po i përkushtohemi me gjithë zemër dhe me energjitë tona fazës përfundimtare të këtyre zgjedhjeve, për këtë kemi nevojë për ndihmën tuaj.”– tha zonja Clinton.

“Nëse i fitojmë zgjedhjet e 8 nëntorit dhe arrijmë të kemi shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, më në fund mund të realizojmë ndryshimin që meriton populli amerikan.”– tha Donald Trump.

Përfaqësuesit e të dyja fushatave thonë secili, se presin të dalin fitues të martën:

“Nuk ka dyshim, që gjatë ditëve të fundit Donald Trump ka siguruar mbështetje të madhe. Pra, jemi mjaft mirë.”

“Jemi mjaft mirë, kemi siguruar mjaft mbështetje. Kemi një punë të madhe përpara dhe një milion vullnetarë në të gjithë vendin, të cilët punojnë për ne.”

Votimet e hershme në shtete të rëndësishme mund ta kenë përcaktuar tashëm kahun e balancës, si psh në Nevada, ku duket se kanë votuar një numër i madh hispanikësh, të cilët mund t’ja japin fitoren zonjës Clinton. Ndërsa Trump, pret të ketë siguruar shumicën nga pjesmarrja e madhe e punonjësve të bardhë në shtete qendrore si Ohio.

Trumpit mendohet se e ka më të vështirë fitoren se rivalja e tij, por vëzhguesit thonë se e marta mund të tregojë një rezultat të ndryshëm nga anketat.

“Nëse Clinton do të siguronte 3 për qind më tepër vota se sa parashikonin anketat, do të kishim një fitore të rëndësishme të saj; por në se ndodh ndryshe, atëhere Trump mund t’i fitojë me lehtësi votat elektorale.” – thotë vëzhguesi.

Dhe, në se sezoni i fushatës ndryshon vazhdimisht, për asnjërin nga kandidatët nuk mund të shmanget një e papritur e minutës së fundit; nuk përjashtohet as mundësia për ndonjë zbulim të ri që të pushtojë mediat, ndërsa miliona njerëz shkojnë në votime.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...