Published On: 6 Nëntor, 2016

Opozita kërkon komision parlamentar për hetimin e vdekjes së Deharit

Organet përgjegjëse shtetërore zotohen për hetimin e drejtë të rastit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, derisa opozita kërkon formimin e një komisioni parlamentar për këtë çështje.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se organet e drejtësisë duhet të jenë transparente dhe vdekja e të riut të sqarohet drejt dhe mirë.

“Organet duhet të jenë transparente dhe në këtë drejtim duhet të sqarojmë drejt dhe mirë. Është tragjedi si për familjen, për vendin ashtu edhe për drejtësinë në Kosovë. Kjo iniciativë duhet të ndërmerret së pari nga LVV dhe familjarët”, ka thënë Lekaj.

Ndërsa deputetja e “Nisma për Kosovën”, Valdete Bajrami, konsideron se rasti duhet të hetohet dhe njëherit edhe të respektohen kërkesat e familjes së Deharit.

“Ky rast është një tragjedi që duhet gjithsesi të hetohet, krejt çka për momentin duhet bërë është të respektohet kërkesa e familjes së të ndjerit, dhe po ashtu dua t’i shprehë ngushëllime familjes Dehari sepse humbja e djalit të tyre në moshën më të mirë është humbje e gjithë atyre që punuan për të mirën e të ardhmes së shtetit, e që Astriti shkoi nga kjo jetë duke i dal në mbrojtje Republikës së Kosovës”, tha Bajrami për Indeksonline.

Ndërkaq, Rexhep Selimi nga Lëviza Vetëvendosje, pa dashur të flasë shumë për rastin ka thënë se gjithsesi që vdekja e Deharit duhet të hetohet.

“Gjithsesi, por që është herët të flasim për rastin”, ka thënë ai shkurt.

Aktivistiti i LVV, Astrit Dehari ka ndërruar jetë të shtunën dhe ishte duke u mbajtur në paraburgim prej 67 ditësh nën dyshimin se ishte i përfshirë në një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës. /Indeksonline/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...