Published On: 5 Korrik, 2017

Operacioni i EULEX-it dhe policisë përfundon me arrestimin e dy të dyshuarve për vrasje dhe dy tentimvrasje

  • Prokuroria e Shtetit, ka njoftuar se sot është zhvilluar një operacion kërkimi dhe arrestimi si pjesë e hetimeve penale në vazhdim nga PSRK-ja, ku janë ekzekutuar urdhra të dhënë nga një gjyqtar i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Operacioni është kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës.

Sipas Prokurorisë, nga aksioni janë arrestuar katër persona, dy prej tyre për posedim të paligjshëm të armëve. Ndërkohë që një person tjetër sot gjatë ditës pritet të ekstradohet nga një shtet i jashtëm, në lidhje për këtë rast.

Këto hetime kanë të bëjnë me vrasjen e rëndë të dy (2) zyrtarëve të UNMIK-ut dhe me tentim vrasjen e rëndë të dy (2) zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004.

Ky është njoftimi i plotë

Sot, më 5 korrik 2017, është zhvilluar një operacion kërkimi dhe arrestimi si pjesë e hetimeve penale në vazhdim nga PSRK, ku janë ekzekutuar urdhra të dhënë nga një gjyqtar i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Operacioni është kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës.

Dy (2) persona janë arrestuar me urdhër të gjykatësit, ndërsa dy (2) persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Kosovës për posedim të paligjshëm të armëve. Një person tjetër pritet të ekstradohet nga një shtet i jashtëm dhe të arrestohet gjatë ditës në lidhje me të njëjtin rast.

Rreth 35 zyrtarë policorë ndërkombëtarë dhe 100 zyrtarë policorë nga Kosova bënë kërkime në lokacione të ndryshme në lidhje me shtatë (7) të dyshuar pjesë e hetimeve penale në vazhdim e sipër.

Këto hetime kanë të bëjnë me vrasjen e rëndë të dy (2) zyrtarëve të UNMIK-ut dhe me tentimvrasjen e rëndë të dy (2) zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004.

Rasti është duke u hetuar dhe bashkërenduar nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Urdhrat për arrestimet dhe kërkimet janë dhënë nga një gjyqtar i Kosovës për procedurë paraprake.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...